Berisha: Nuk do të ketë dyndje të shqiptarëve për azil
Tiranë, 30 korrik
Kryeministri Berisha duke folur të premten në Komitetin Ndërinstitucional për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit, ka shfrytëzuar rastin të japë disa porosi. Një ditë pas takimit me kryeministrin e Belgjikës, në fjalën e tij Berisha tha se prioriteti ynë mbetet lufta kundër krimit të organizuar, dhe largimi i Shqipërisë nga kronikat e zeza të opinionit publik evropian.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm që rezultatet e arritura sërish nuk janë pasqyruar në opinionin publik evropian, i cili ka në mendje kronikat e zeza të medieve të tyre për bosët mafiozë shqiptarë”.
Duke iu referuar imazhit të shqiptarëve nëpër botë, kryeministri preki një nga çështjet më të ndjeshme për shqiptarët, atë të liberalizimit të vizave. Kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen pas 90 ditëve qëndrimi dhe të mos shkelin rregullat e liberalizimit të vizave. Kryeministri Berisha ka garantuar partnerët evropianë se pas procesit të liberalizmit të vizave për shqiptarët nuk do të ketë dyndje të tyre për të kërkuar azil politik, duke iu kthyer fenomenit të liberalizmit të vizave nga Maqedonia e Serbia. Ai tha se duhet pranuar që ata që kërkuan azil ishin shqiptarë që jetojnë në këto dy vende ballkanike. Prozhektorët e Brukselit tashmë janë drejtuar nga Shqipëria, konkretisht se si do të reagojnë qytetarët e saj pas dhënies së vendimit për liberalizmin e vizave për në zonën Schengen të BE-së. “Ndaj dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë, që momenti i vendimit të pritet me dinjitet nga shqiptarët. U është thënë se qindra e mijëra mund të nisen, madje edhe 1 milion, por që sigurisht janë gënjeshtra”. Kryeministri u shpreh se duke patur parasysh faktin se çdo qytetar përtej 90 ditëve nuk mund të qëndrojë në asnjë vend të BE-së se Qeveria shqiptare do të përgatisë të gjitha kapacitetet për të rikthyerit. Kjo do të shoqërohet sipas tij dhe me shtimin e masave në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.
“Mos të mendojmë ne se vendet e BE-së po të votonin, do të votonin për heqjen e vizave. Këtë e bëjnë qeveritë në respekt të qytetarëve shqiptarë. Në të kundërt vizat nuk do hiqeshin, sepse kanë ndrojtje dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që momenti i vendimit të pritet me dinjitet nga shqiptarët”, tha kryeministri.
Më tej ai ka thënë se është gati ligji për policinë gjyqësore, si dhe ka bërë thirrje që të eliminohen diferencat mes institucioneve dhe të ketë sa më shumë bashkëpunim me tatimet dhe doganat. Prioritet për institucionet e policisë është lufta ndaj pastrimit të parave, tha Berisha, pasi janë plot 50 çështje të hapura për asete krimi. Ligji duhet të veprojë mbi ata që kultivojnë kanabis tha ai, pasi deri më tani janë arrestuar transportuesit dhe jo kultivuesit.
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë
- Del Ponte akuzon NATO-n e UNMIK-un
- Kroacia nuk mbështet Jeremiqin
- BE-ja mblidhet sot, Greqia kërkon miliarda të tjera
- Siria e sulmon ashpër Ligën Arabe
- Iran, mbërrijnë inspektorët bërthamorë
- 10 vendet më të bukura në botë
- Kuba, mes reformave ekonomike dhe stagnimit politik
- E vërteta për Dajanën dhe Mbretëreshën
- Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën
- Takimi Stefanoviq - Kuper pa rezultat për dialogun
- Fyle: Beogradi mund t’I heq barrikadat
- Përparësia e Kinës kundrejt Amerikës
- Kandiq: Shefi i ushtrisë serbe nuk pengoi krimet në Kosovë
- SHBA-të mbështesin dialogun
- Çështja e emrit, pengesa kryesore për përafrimin



ad_d.jpg)


Komente