Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
San Francisko posedon një ndër normat më të mira për riciklim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë të përfshira shumë kompani dhe individë, të cilët bëjnë një jetë të mirë duke kombinuar rrugët për kënaqe dhe shishe. Por, tashmë është shfaqur reketi i cili sa i paskrupullt por edhe penal po merr pjesën e tij.
23 dollarë për dy apo tri orë punë nuk janë një shifër e keqe
Dy zonja të vjetra vietnameze po qëndronin në oborrin e tyre. Thasët i kanë në shpinën e tyre, përplot me shishe plastike. Përderisa qëndrojnë aty, ato komunikojnë me njëra-tjetrën në gjuhën e tyre amtare. Njëra prej tyre kishte punuar gjatë gjithë natës, duke grumbulluar shishet e plastikës nëpër rrugë, për të fituar rreth 25 dollarë. Ajo madje është 78 vjeçe. Posa ka filluar të agojë, njerëzit me thasët plot me alumin, qelq e plastikë ia kanë mësyrë vendin ku grumbullohen ato përherë. Një djalosh, goxha i ri në moshë, me prejardhje hispanike, shikon rezultatin në kalkulator dhe me sa duket është mjaft i kënaqur me atë që shikon aty. Sipas tyre, 23 dollarë për dy apo tri orë punë nuk janë një shifër e keqe. Do të marrim ushqim, por së pari pijet ‘sepse t’ju them të drejtën mjaft konsumojmë pijen”, thotë ky djalosh i ri. Një banor tjetër nga San Francisko, me emrin Eduard, që në rrugë është nga mosha 13 vjeçe, fiton rreth shtatë dollarë për orë, duke mbledhur kënaqe, shishe dhe plastikë.
“Është degraduese”, thotë ai. “Nuk do të jesh në gjendje të zgjedhësh ndonjë femër të bukur përderisa do ta bësh një punë si kjo”.
Shumica e njerëzve këtë punën e riciklimit e bëjnë përmes burimeve legjitime dhe në këtë mënyrë përfitojnë shumë. Por, Eduardi e pranon se e ka të vështirë të kursejë shumë, sepse ndodh që disa nga të ardhurat i blen heroinë. Ai mendon se kjo është më mirë se sa t’i përdor shkathtësitë e tjera në të cilat është shumë më i aftë. “Unë di shumë mirë të shpërndaj drogë”.
Disa nga materialet humbin para
se të grumbullohen
Tregu global kërkon materiale të tilla si letër, qelq, metal dhe plastikë. Pra, tregu për këto materiale gjendet lehtë, sidomos në Azi, ku paqësori qytetit të San Franciskos i jep shumë përparësi. Sipas disa kompanive, disa nga materialet humbin para se të grumbullohen. Njëra ndër to është edhe kompania “Recology”.
“Humbim një shumë të hatashme, 25%, e në disa rajone deri 75%. Miliona dollarë brenda një viti”, thotë Majk Sangiakomo, zyrtar nga firma “Recology”. Ai po ashtu thekson se ata po organizohen mirë nga vjedhja, ku sipas tij disa kriminelë po përdorin kamionë për një gjë të tillë. Edhe autoritetet janë të vetëdijshme për një vjedhje si kjo, por me sa duket për ta nuk është prioritet një vjedhje si kjo. Për shumicën e këtyre punëtorëve, njëri ndër ta është edhe Hoze Morales, kjo është një punë me nder të cilën e bën me vullnet. Hoze është njëri nga punëtorët. Ai po ashtu thekson se kjo është një punë me përfitime të mira, si për të edhe për kompaninë në të cilën ai punon. Por, shumë njerëz grumbullimin e bëjnë në mënyrë ilegale. “Ne porsa t’i takojmë natyrisht se ju bërtasim. Nuk guxojmë t’i prekim apo t’i lëndojmë ata, vetëm i lusim të largohen nga aty. Ata kthehen të buzëqeshur dhe na përshëndesin”.
“Secili duhet të punojë, por kjo e dëmton kompaninë tonë. Edhe kompania ndan fitimin, pra sa më e madhe pitja, aq më e madhe pjesa që të takon”.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente