Berluskoni: Fini, tradhtar
Partia e kryeministrit italian, PDL, është në krizë, çka nuk përjashton as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Silvio Berluskoni ka dëbuar Gjanfranko Fini nga partia e tij, Populli i lirisë. Pas disa muajsh polemika të ashpra dy bashkëthemeluesit e PDL-së kanë bërë publike çarjen mes tyre. Në fund të një takimi të partisë Berluskoni doli para gazetarëve për të lajmëruar nënshkrimin e një dokumenti, ku thuhej se kreu i dhomës së deputetëve nuk ndiqte më linjën e partisë në themelimin e së cilës kishte ndihmuar disa vjet më parë.
Kryeministri nuk nguroi ta akuzonte Finin si tradhtar dhe konspirator që kishte krijuar një parti brenda partisë e që po administronte vdekjen e ngadaltë të partisë së tij. Për Berluskonin nuk ka rrezik të bjerë Qeveria, pasi ende zotëron mazhorancën, por analistët thonë se Fini ka rreth 50 vota mes parlamentarëve, e Berluskoni rrezikon të humbasë mazhorancën në të paktën njërën prej dy dhomave.
Gjanfranko Fini i tha një “jo” të prerë kërkesës së kryeministrit, për të dhënë dorëheqjen nga detyrat zyrtare. “Posti i presidentit të dhomës së deputetëve nuk është në dispozicion të kreut të qeverisë”, është shprehur ai. Fini, ish-fashist, shkriu partinë e tij të aleancës kombëtare për t’u bashkuar me Forza Italiane e Berluskonit, pasi për një dekadë e gjysmë e kishte mbështetur në qeverisje.
Ekspertët thonë se situata politike mbetet e nderë e nuk përjashtojnë mundësinë që presidenti Gjorgjo Napolitano të emërojë një qeveri të përkohshme deri në zgjedhjet e tjera të ngjashme me kabinetin e Lamberto Dinit më 1995 pas rrëzimit të qeverisë së parë të Berluskonit.
Komente
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë
- Del Ponte akuzon NATO-n e UNMIK-un
- Kroacia nuk mbështet Jeremiqin
- BE-ja mblidhet sot, Greqia kërkon miliarda të tjera
- Siria e sulmon ashpër Ligën Arabe
- Iran, mbërrijnë inspektorët bërthamorë
- 10 vendet më të bukura në botë
- Kuba, mes reformave ekonomike dhe stagnimit politik
- E vërteta për Dajanën dhe Mbretëreshën
- Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën
- Takimi Stefanoviq - Kuper pa rezultat për dialogun
- Fyle: Beogradi mund t’I heq barrikadat
- Përparësia e Kinës kundrejt Amerikës
- Kandiq: Shefi i ushtrisë serbe nuk pengoi krimet në Kosovë
- SHBA-të mbështesin dialogun
- Çështja e emrit, pengesa kryesore për përafrimin



ad_d.jpg)


Kriza në mes kryeministrit Berlusconi dhe kryetarit të dhomës së deputetëve Gianfranco Fini është pasqyrim i gjendjes se sa poshtë ka rënë Italia vitin e fundit.Berlusconi ka dështuar përfundimisht gati në çdo plan të administrimit shtetror duke përfshirë këtu edhe martesën e tij të rrënuar me zonjën Veronica shkaku i skandaleve të parreshtura.Interesi i tij madhor dhe kryesor i mbajtjes së postit eshte arritur:qe ti eliminojë mundësinë e shpalljes fajtor në gjyq për shkak të pjesmarrjes së tij në afera korruptuese.Kurse Fini si ish-fashist por i martuar së dyti me një avokate me orientim të majtë del se është më patriot për popullin e vet se sa Berlusconi me aleatët kryesorë nga partia Bosit e njohur për mosdurim dhe urrejtje sidomos ndaj imigrantëve të huaj.Pra jo spaghetti po mistomar.