Bler: Radikalizmi islamik, kërcënimi më i madh
Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, e ka përshkruar të shtunën radikalizmin islamik si kërcënimin më të madh me të cilin përballet bota sot. Këtë deklaratë, ish-shefi i “Downing Street” e ka dhënë gjatë një interviste dhënë për BBC-në me rastin e vlerësimit për librin e tij më të fundit. Bler tha se islamikët radikalë besojnë se çfarëdo që bëhet në emër të kauzës së tyre është e justifikuar, përfshirë këtu edhe përdorimin e armëve kimike, biologjikë dhe atyre bërthamore. Bler, i cili futi britanikët në luftën në Afganistan dhe atë në Irak, hodhi poshtë se politikat e tij ishin ato që ndezën këtë lloj radikalizmi. I pyetur të vlerësojë rezistencën e çeçenëve, kashmirasve, palestinezëve, irakianëve dhe afganëve ndaj okupuesve të huaj, ai tha se politikat perëndimore kanë për qëllim konfrontimin e islamikëve radikalë, për shkak se ata ishin “regresiv, të ligë dhe të kthejnë prapa”. Më tej ish-kreu i kabinetit britanik, tashmë i dërguari i “Kuartetit” në Lindjen e Mesme, tha se synimi i rrjetit më të madh terrorist “Al-Kaida” në Irak nuk ishte dëbimi i trupave amerikane dhe atyre britanike nga vendi, por destabilizimi i qeverisë irakianë, asaj që, sipas tij, e votoi çdo irakian. “Ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë Iranit se ata nuk mund të posedojnë armë bërthamore, në të kundërt duhet t’i ndalojmë ata”, tha Bler, duke i vlerësuar tensionet e fundit ndërmjet Perëndimit dhe Iranit lidhur me ambiciet bërthamore të Republikës Islamike.
Komente
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Une mendoj se perendimi nuk duhet ta sulmoj Iranin perndryshe mund te kete pasoja te paparashikushme ne gjithe boten jo vetem ne Lindjen e Mesme.