Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
Përpjekjet e Qeverisë së Serbisë për t’i bindur që të hiqnin dorë nga mbajtja e referendumit të paralajmëruar për 14 dhe 15 shkurt, nuk i kanë bindur ilegalët e veriut. I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka thënë se nuk ka më gjasa as teorike për mos mbajtjen e referendumit, raporton RTK. Sipas tij, komisionet komunale kanë filluar tani shtypjen e fletëvotimeve, janë të gatshme të gjitha regjistrat dhe se po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e vendvotimeve. “Tani gjithçka është e gatshme sa i përket organizimit të referendumit dhe që sot do të mund të realizonim votimin”, ka thënë, mes tjerash, Pantiq.
Kurse sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se, për fat të keq, një çështje tejet e rëndësishme shtetërore është keqpërdorur. Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë nuk do të tentojë më t’i bind krerët e komunave në veri të Kosovës për të hequr dorë nga referendumi.
Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka thënë se referendumi që do të mbahet në veri të Kosovës do t’i kushtojë shtrenjtë politikisht shtetit të Serbisë. “Referendumi zbehë kredibilitetin dhe kapacitetet e shtetit serb rreth bisedimeve me Bashkësinë Ndërkombëtare. Në dëm të qytetarëve të rëndomtë, disa njerëz janë duke përfituar para këtij referendumi”, ka thënë Bogdanoviq, duke shtuar se paratë po harxhohen ndërsa qytetarët janë në prag të ekzistencës së tyre.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente