Del Ponte akuzon NATO-n e UNMIK-un
Ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte, deklaroi se ka mungesë të vullnetit politik për të hetuar pretendimet për trafik organesh nga UÇK-ja, gjatë luftës në Kosovë.
“EULEX-i nuk ka kapacitete për të hetuar çështjen "Shtëpisë e verdhë”, ku Serbia pretendon se janë marrë, për t’u shitur, organet e serbëve të rrëmbyer gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare, pas raportit të Dik Martit, është dashur të reagojë, por vetëm nën mandatin e OKB-së mund të jepet e vërteta për këto akuza. Ka mungesë të vullnetit politik për ta ndriçuar këtë rast. Kjo për faktin se situata në Kosovë është ende e brishtë.”- deklaroi del Ponte. Ish-kryeprokurorja e Hagës akuzon NATO-n, UNMIK-un dhe autoritetet shqiptare se po pengojnë hetimet, transmeton BW. “NATO dhe UNMIK-u nuk kanë lejuar qasjen në dokumentet e rëndësishme, ndërsa Shqipëria nuk na ka lejuar të futemi në territorin e saj për të hetuar varret. Bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të dihet e vërteta për këto krime”- u shpreh del Ponte.
“Shkatërrimi i provave ishte një gabim i madh. Kjo është bërë pa u konsultuar me mua, dhe madje pa folur me mua për këtë temë. Kam qenë shumë e habitur kur nga mediat kam mësuar se dëshmitë janë shkatërruar. Por, sigurisht se nuk ndihem përgjegjëse për këtë, sepse nuk kisha mandat për të udhëhequr hetimet. Unë e di se kush ka vendosur për shkatërrimin e provave, sepse kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me pasuesin tim në pozitën e prokurorit, Serge Brammertz”, vijoi në tej del Ponte.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente