description

Dimri mori 540 viktima

Publikuar: E shtune 11 Shkurt 2012, 3:37 0 Komente

Vala e re e ftohtë, e shoqëruar me reshje të borës, erëra të fuqishme dhe temperatura të ulëta, kaploi sërish të premten një pjesë të Evropës, ku dimri i ashpër deri më tani mori 540 viktima. Hungaria e ndërpreu lundrimin në pjesën hungareze të Danubit për shkak të shtresës së trashë të akullit, për ç’arsye në lumin më frekuentues evropian komunikacioni pothuajse është ndërprerë tërësisht.

 

Hungari: Akullthyesi në Danub

Në Budapest, të premten arriti thyesi më i madh i akullit nga gjithsej 13 në flotën hungareze. Në operacionin për thyerjen e akullit janë dërguar rreth 120 persona. Vende të tjera përgjatë Danubit, duke e përfshirë edhe Austrinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bullgarinë, tashmë e ndërprenë komunikacionin në atë lumë për shkak të akullit të madh. Mali i Zi tashmë me ditë të tëra është në goditje të kushteve të këqija atmosferike. Posaçërisht është e rëndë gjendja në veri, ku edhe më tej janë të pakalueshme një pjesë e rrugëve, ndërsa pothuajse të gjitha fshatrat në atë rajon janë të përfshira nga bora. Megjithatë, në vend tani nuk ka probleme më të mëdha kur është në pyetje komunikacioni dhe furnizimi me energji elektrike.

Edhe Kroacinë e kaploi vala e ere e borës, e cila po bie pandërprerë në mbarë vendin, ndërkaq mbrëmë është vërejtur edhe në Dubrovnik. Disa linja të autobusëve drejt Dalmacisë edhe më tej janë anuluar, trenat qarkullojnë me vonesa minimale, përderisa komunikacioni ajror po zhvillohet në mënyrë të rregullt. Në B e H gjendja po normalizohet, por druhet nga reshje të reja të borës. Rrugët janë kryesisht të pastruara nga shtresat e borës, edhe pse në disa prej tyre komunikacioni është vështirësuar dhe kufizuar për automjete të caktuara.

 

Itali: Mbi 1.300 kilometra rrugë nën borë

Në Itali të premten sërish bie borë, por reshjet janë të matura. Moti i ftohtë gjatë dhjetë ditëve të kaluara mori 45 jetë njerëzish. Komunikacioni është vështirësuar në rajonin verilindor Emilia-Romanja. Pritet çrregullim edhe në komunikacionin hekurudhor, si dhe në komunikacionin ajror në rajonin e Bolonjës. Me borë janë mbuluar mbi 1.300 kilometra rrugë në Itali, kryesisht në pjesët veriore dhe verilindore, por edhe në disa rajone jugore ndërmjet Kampanjës dhe Kalabrisë. Në Abruco pati stuhi të borës dhe autoritetet evakuuan mbrëmë 36 persona, të cilët ishin shkëputur nga bota. Automjetet në Romë mund të udhëtojnë vetëm  me zinxhirë, ndërsa shkollat dhe institucionet shtetërore në qytet janë të mbyllura. Në Rumani 13 persona vdiqën gjatë natës së kaluar nga të ftohtit, me çka numri i viktimave që nga fillimi i dimrit në këtë vend është rritur në 57. Edhe Bullgaria, ku dimri mori 30 viktima, vazhdon të luftojë me kushtet ekstreme të ftohta, për ç’arsye e ndërpreu eksportin e energjisë elektrike. Autoritetet vazhduan me shpëtimin në fshatin Biser në juglindje, ku një numër i madh i shtëpive janë fundosur, kur të hënën diga në atë vend pësoi çarje. Së paku 136 raste të vdekjes për shkak të kushteve ekstreme dimërore janë vërejtur në Ukrainë, 82 në Poloni, 46 në Rusi, 25 në Çeki, ndërkaq 24 në Lituani. Në Francë, numri i viktimave është rritur në së paku tetë, pasi që autoritetet në Paris kumtuan se dy persona të pastrehë vdiqën nga të ftohtit gjatë javës së kaluar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve