Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
Vala e të ftohtit vazhdon të mbajë të mbërthyer fort Evropën. Veçanërisht e prekur është edhe më tej Evropa Lindore. Atje është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave të të ftohtit. Temperaturat në shumë vende janë nën minus 20 gradë celsius, shpesh edhe minus 30 gradë celsius. Deri tani kanë humbur jetën më shumë se 220 vetë në të gjithë Evropën, pjesa më e madhe në Rusi dhe Ukrainë. Në këto dy shtete kanë vdekur nga ngrirja 160 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë. Por edhe në vende si Rumania, Polonia, Çekia dhe Sllovakia ka pasur viktima nga i ftohti. Edhe në Gjermani dhe Austri ditët e kaluara humbën jetën nga ngrirja katër vetë. Moti me temperatura të ulëta nuk pritet të ndryshojë as ditët e ardhshëm.
Në Rumani një foshnje ka vdekur në një shtëpi pa nxehje, ndërsa nëntë fëmijë janë marrë në përkujdesje. Në pjesën veriore të Sllovakisë temperatura kishte arritur në -37 gradë celsius. Numër më i madh i të vdekurve, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar në Ukrainë, ku vdiqën 38 vetë, kështu që numri i tërësishëm i të vdekurve nga moti i ftoftë arriti në 101. Në Ballkan po ashtu po mbretëron mot tejet i ftohtë. Mot i ftohtë mbretëron edhe në Shqipëri. Raportohet se në Bulqizë një person 63 vjeçar, mendohet se ka vdekur nga i ftohti. Në Serbi, ku është raportuar për 6 të vdekur, është shpallur situatë emergjente në 19 komuna, ndërsa moti i ftohtë në Bosnjë Hercegovinë ka shkaktuar vdekjen e 6 vetëve.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente