Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, deklaroi se vendi i tij nuk do të përkrahte asnjë nismë të njëanshme ushtarake të Izraelit për zgjidhjen e çështjes iraniane. Deklarata e Sarkozit erdhi gjatë një mbrëmje të organizuar nga shoqata më e madhe hebre në Francë, ku midis të ftuarve ishte edhe kandidati tjetër për presidentit, François Hollande. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe më parë frikën se Tel Avivi mund të jetë duke planifikuar një goditje mbi reaktorët bërthamorë në pranverë, por Sarkozi qartësoi se zgjidhja nuk mund të jetë asnjëherë “ushtarake”. ”Zgjidhja duhet të jetë politike dhe diplomatike. Sanksionet janë një mjet i mirë që po japin efekt. Në këtë mënyrë, u themi liderëve të vendeve përkatëse që e kanë kaluar kufirin. Sidoqoftë, asnjë shtet në botë nuk duhet të përfshihet në një konflikt të armatosur, pa një konsensus më të gjerë botëror”, theksoi Sarkozi. Teherani, i cili më parë ka lëshuar thirrje për shkatërrimin e Izraelit, këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, por ky pretendim është hedhur poshtë edhe nga Agjencia Bërthamore e OKB-së, e cila ka gjetur gjatë inspektimeve programe kompjuterike dhe pajisje që përdoren vetëm për të ndërtuar armë atomike. Sarkozi, gjithashtu shtoi se Izraeli ka nevojë për një Palestinë paqësore si aleat, ndërsa u përpoq të përmirësojë raportet e tij me kryeministrin Netanjahu, të cilin e konsideroi si një “burrë shteti me cilësi admiruese”.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente