Francë: Miratohet ligji kundër ferexhes
Paris, 13 korrik
Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që nuk lejon përdorimin në publik të ferexhes dhe të veshjeve të tjera islamike që mbulojnë fytyrën.
Ministrja franceze e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari, e cilësoi të suksesshëm votimin e së martës. “Ky është sukses për republikën dhe vlerat e saj, vlerat e lirisë, të cilat duhen mbrojtur nga çdokush që synon t’i fyejë individët dhe vlerat e barazisë mes burrave dhe grave”, tha Mari. Kundërshtarët e ligjit thonë se ai shkel të drejtat individuale dhe është antikushtetues. Ligji parasheh dënimin deri në 150 euro për shkelësit. Në Francë jeton një komunitet myslimanësh prej 5 milionë vetash - bashkësia më e madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Sipas statistikave zyrtare, rreth 2 mijë myslimane përdorin ferexhen apo veshje të ngjashme. Ligji do të shkojë për miratim në Senat në muajin shtator.Franca është vendi i dytë në Evropë pas Belgjikës që synon të ndalojë ferexhen.
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë
- Del Ponte akuzon NATO-n e UNMIK-un
- Kroacia nuk mbështet Jeremiqin
- BE-ja mblidhet sot, Greqia kërkon miliarda të tjera
- Siria e sulmon ashpër Ligën Arabe
- Iran, mbërrijnë inspektorët bërthamorë
- 10 vendet më të bukura në botë
- Kuba, mes reformave ekonomike dhe stagnimit politik
- E vërteta për Dajanën dhe Mbretëreshën
- Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën
- Takimi Stefanoviq - Kuper pa rezultat për dialogun
- Fyle: Beogradi mund t’I heq barrikadat
- Përparësia e Kinës kundrejt Amerikës
- Kandiq: Shefi i ushtrisë serbe nuk pengoi krimet në Kosovë
- SHBA-të mbështesin dialogun
- Çështja e emrit, pengesa kryesore për përafrimin



ad_d.jpg)


Komente