Francë, protesta kundër Sarkozit
Dhjetëra aktivistë të të drejtave të njeriut dhe organizata të ndryshme humanitare marshuan në rrugët e Parisit për të protestuar kundër, siç i quajnë ata, masave “diskriminuese racore” të presidentit Sarkozi. “Ai nuk po lufton krimin, por po vendos në udhëkryq parimin bazë të Republikës, barazinë. Tashmë ajo që në fillim u cilësua si një krizë social-ekonomike po rrezikon të transformohet në një kërcënim për të gjithë shoqërinë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 50 organizatave humanitare që veprojnë në Francë.
Disa organizata besojnë se fajësimi i emigrantëve prej presidentit Sarkozi për kriminalitetin në vend shkel hapur tri parimet themelore të Republikës, që janë liria, barazia dhe vëllazëria. Prej disa javësh në Francë ka nisur një operacion i cili ka dëbuar deri më tani, sipas autoriteteve, 1 mijë romë drejt Rumanisë. Dëbimi mori shkak pas sulmit që një grup romësh ndërmorën ndaj policisë.
Ndërkohë parlamenti vendas po shqyrton gjithashtu mundësinë për heqjen e shtetësisë për të gjithë emigrantët e përfshirë në sulmet ndaj policisë, poligamisë dhe prostitucionin.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente