description

Fyle: Beogradi mund t’I heq barrikadat

Publikuar: E mërkure 25 Janar 2012, 14:48 0 Komente

Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka deklaruar se disa barrikada vazhdojnë të qëndrojnë në veriun e Kosovës dhe se ato mund ti heq Beogradi. “Barrikadat në rrugë paraqesin një problem të madh të pazgjidhur dhe duhet patjetër të shohim përparimin e mëtejmë në këtë plan. Serbët në veriun e Kosovës kanë të drejtën të promovojnë interesat e tyre dhe të shprehin shqetësimet, mirëpo bllokadat paraqesin rrezik të vazhdueshëm për eskalimin e konflikteve dhe dhunës”, ka deklaruar Fyle në një intervistë për gazetën “Blic”. Ai ka theksuar se gjatë periudhës së ardhshme pret nga Serbia që të dakordohet për praninë e Kosovës në forumet rajonale, zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, lejimin e EULEX-it që të kryejë misionin në tërë Kosovën. Fyle ka theksuar se është i njohur me përpjekjet që po bën Beogradi për të qetësuar situatën në veriun e Kosovës.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve