Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
Kryeministri i Greqisë, Lucas Papadhimos, do të mbajë gjatë të dielës bisedime të rëndësishme me krerët kryesorë politikë në vend, në mënyrë që të sigurojë një unanimitet për reformat e domosdoshme. Më parë, gjatë vitit 2011, vendet e Bashkimit Europian pranuan t'i akordonin Athinës një kredi të domosdoshme prej 130 miliardë eurosh, me kusht që disa reforma thelbësore të realizoheshin. Megjithatë, me shumë prej reformave që kanë ngecur, Greqia nuk ka mundur ende të sigurojë këstin e radhës dhe nëse marrëveshja nuk do të realizohet, vendit i mbetet vetëm të shpallë falimentimin e plotë në muajin mars. Ministrat e Financave të Eurozonës dhe kreditorët privatë kishin parashikuar mbajtjen e një takimi në Athinë ditën e hënë, por bisedimet u shtynë.
Papadhimos shpreson që deri në takimin e ardhshëm, të jetë në gjendje të sigurojë mbështetjen e të gjithë faktorëve politikë në vend për planin e debatueshëm të shpëtimit, të hartuar nga qeveria e tij teknike. "Ky është një moment vendimtar", deklaroi Ministri i Financave, Evangelos Venizelos. "Nëse do të ketë një marrëveshje, është e domosdoshme që ajo të arrihet gjatë së dielës". Aktualisht, borxhet e Greqisë përllogariten në pothuajse 500 miliardë euro, të barasvlershme me 160% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente