Greqia: Zgjidhje, kompromisi BE-Serbi
Greqia për Kosovën do të mbështesë atë zgjidhje që do të jetë rezultat i konsensusit mes 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Serbisë. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, i cili ka saktësuar se të njëjtin qëndrim Athina zyrtare do të mbajë edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rezoluta serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të shqyrtohet më 9 shtator. Përmes saj, Serbia synon zhvlerësimin e vendimit të GJND-së, e cila vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Nga ana e saj, Prishtina zyrtare ka shprehur bindjen se ashtu sikurse në Hagë, edhe në OKB do të arrijë një fitore ndaj Serbisë.
Komente
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Greqia te çështja e grupeve nacionale, shkel Konventat Greqia vazhdon të shkelë sot ?Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit?, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Për këtë në mënyrë absurde, shteti grek mban ?de jure? në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998. Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s?kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo. Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e çamërisë, neni 1 të kësaj Konvente, theksohet se:?... krimet e luftës janë të pa parashkrueshme, cilado qoftë data kur janë kryer?. Gjithashtu, në pikën b të nenit 1, dënohen pa kufi kohor: ?Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore ?, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer?. Në nenin 4, Konventa e detyron Greqinë ?të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme, për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 ?, si për sa u përket ndjekjeve, ashtu edhe për sa i përket dënimit, atje ku mund të ekzistojë një parashkrim, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet?. Konventën e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të ?Megali Idesë?, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Evropës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: ?Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është? dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: ?Askujt nuk mund t?i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është?. Greqia anëtare e Këshillit të Evropës e ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të çamërisë. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: ?çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht?. Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë. Pra, ka ardhur koha që të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar. Shteti shqiptar, krahas punës me fqinjët jugor, të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanë, se si ?i zbaton? Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.