Iran, mbërrijnë inspektorët bërthamorë
Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë nisur një vizitë tre ditore në Iran, me qëllimin për të përcaktuar se deri në çfarë pike ka avancuar programi bërthamor i vendit aziatik. Vizita vjen në një kohë kur tensioni midis Teheranit dhe Perëndimit është në rritje të vazhdueshme. Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, Yukiya Amano, u shpreh në mbërritjen e tij në vend se Irani duhet të ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura. Së fundmi, vendi është bërë viktimë e masave të shumta shtrënguese ndërkombëtare, për shkak të programit të tij bërthamor. Sipas vendeve perëndimore, Teherani është duke u përpjekur të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë, por një pretendim i tillë mohohet prej autoriteteve vendase, të cilat theksojnë se po zhvillojnë teknologjinë bërthamore vetëm për qëllimin e përdorimit të saj në sektorin energjetik. Shefi i skuadrës së ANEA-s që mbërriti në vend të dielën shprehu besimin e tij “mbi mundësinë e zgjidhjes së kontraktikave me Iranin”. Megjithatë, ambasadori iranian në Agjensinë Bërthamore, Asgar Soltaniyeh, e konsideroi mbërritjen e delegacionit në vend si një “shenjë e dëshirës së Teheranit për të bashkëpunuar” dhe për të treguar qëllimet e tij paqësore.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente