description

Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë

Publikuar: E enjte 2 Shkurt 2012, 12:12 0 Komente

Në një debat të ashpër ndërmjet presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe liderit të Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ky i fundit ia ka bërë me dije Dodikut se “në Kosovë s’mund të shkosh pa kërkuar lejen e Thaçit”. Në debatin e mbajtur në “Press Qendrën” e agjencisë së lajmeve “Tanjug”, arsyeja e këtij debati ishte deklarata e liderit të Jovanovicit se “Republika Srpska” është krijuar me gjenocid. Ndërsa kur kanë debatuar për Kosovën, lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Jovanovic i është drejtuar Dodikut, duke e pyetur se si do të shkonte në Kosovë, transmeton Zhurnal. “Si mendon që të hysh në Kosovë? Duam ne ta pranojmë apo jo, Kosova është shtet i pavarur! Sepse, kur ju shkoni atje, çfarë do të bëni? Ju do të duhet ta thirrni Thaçin për të pyetur nëse do t’ju lejoj të hyni a po jo”?. Ndërkaq, pas kësaj Dodik ka thënë se është çështje e tij se si do të hyjë në Kosovë. Por, siç raportojnë mediat ai ka theksuar se ai nuk ka asgjë kundër të takohet edhe me zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve