Klinton: Bisedimet, shansi i fundit
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga palestinezët dhe izraelitët që të tejkalojnë pengesat për paqe. Klinton u shpreh se bisedimet e reja të sapofilluara “mund të jenë shansi i fundit për një kohë të gjatë” që të arrihet një marrëveshje. Klinton i bëri këto deklarata për televizionet izraelite dhe palestineze, një ditë pasi nisi bisedimet e para direkte pas 20 muajsh. Sekretarja Klinton tha se rritja e “ideologjisë kundërshtuese” së Iranit në Lindje të Mesme dhe “përkushtimi ndaj dhunës” nga ata që kundërshtojnë paqen janë arsye të fuqishme pse thuhet se ka pak kohë për këto bisedime. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinejad, ka hedhur poshtë idenë për bisedime paqësore duke i etiketuar si “të lindura të vdekur” dhe “të mallkuara”. “Palestinezët dhe vendet e rajonit nuk do të lejojnë që asnjë pjesë e Palestinës t’iu shitet armiqve”, tha Ahmedinejad. Irani përkrah grupin militant palestinez Hamas që gjithashtu ka refuzuar bisedimet për paqe. Administrata e Obamës kërkon arritjen e marrëveshjes paqësore brenda një viti. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abaz, janë zotuar të enjten në Uashington se do përpiqen ta arrijnë këtë qëllim në një seri bisedimesh. Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë kanë filluar në Uashington bisedimet e drejtpërdrejta të paqes, të parat prej pothuajse dy vjetësh. Në ceremoninë e hapjes në Departamentin e Shtetit, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, shfaqi shpresën për bisedimet mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentit palestinez Mahmud Abas. Duke hyrë në sallën e konferencës, të tre zyrtarët buzëqeshën dhe shtrënguan duart me personalitete të tjera të pranishme. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë arritjen e një marrëveshjeje brenda një viti.
Në komentet gjatë ceremonisë së hapjes së bisedimeve, sekretarja e Shtetit u bëri thirrje skeptikëve që të bashkohen në këtë përpjekje. Tani, tha ajo, është rasti për të ndihmuar në dobi të progresit. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbështetje të plotë për këto bisedime dhe theksoi se Amerika do të jetë një partnere aktive dhe e qëndrueshme. Zonja Klinton i shprehu besimin kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidentit palestinez, Mahmut Abas, se ata mund t’ia arrijnë qëllimit. Ajo tha se kjo është në interesin e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, por theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do të përpiqen të imponojnë një zgjidhje.
“Vetëm ju mund të merrni vendimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje dhe të siguroni një të ardhme paqësore për popullin izraelit dhe palestinez,” tha sekretarja e Shtetit. Mbrëmë, pas bisedimeve që patën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama, Netanjahu dhe Abas shprehën që të dy përkushtimin ndaj përpjekjeve të paqes. Ndërkohë, në komentet e saj, zonja Klinton tha se për shumë nga pjesëmarrësit, ky nuk është udhëtimi i parë drejt tryezës së bisedimeve. Ajo u bëri thirrje dy udhëheqësve që të ecin përpara me mirëbesim dhe të mos lëkunden në përkushtimin e tyre për të arritur suksesin në emër të popujve të tyre.
Zonja Klinton përsëriti se çështjet kryesore mes dy palëve mund të zgjidhen brenda një viti dhe tha se ideja e zgjidhjes me dy shtete është e vetmja rrugë drejt një paqeje të qëndrueshme. Ajo iu drejtua dy udhëheqësve me fjalët se ata kanë shansin për t’i dhënë fund konfliktit dhe armiqësisë një herë e mirë.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente