description

Kroacia nuk mbështet Jeremiqin

Publikuar: E marte 31 Janar 2012, 13:28 0 Komente

Ministrja e Punëve të Jashtme, Vesna Pushiq ka thënë se Kroacia nuk do ta mbështesë Serbinë, përkatësisht Vuk Jeremiqin në kandidaturën për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Kandidatura e Vuk Jeremiqit ka ardhur e papritur dhe në moment të fundit”, ka thënë Pushiq, duke shtuar se duhet pritur edhe rezultati i zgjedhjeve në Serbi. Ajo ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë Lituaninë në procesin e zgjedhjeve në Asamblenë e Përgjithshme, raporton REL. Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se zgjedhja eventuale në krye të Asamblesë së Përgjithshme, nënkupton afirmim për Serbinë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve