Kushner, kritik ndaj politikave për kthimin e romëve
Franca ka shkallëzuar ritmet e dëbimit të romëve, duke kthyer vetëm këtë muaj rreth 800 romë në vendlindjet e tyre, kryesisht në Rumani dhe Bullgari. Por qeveria e ka mbrojtur këtë politikë, duke thënë se dëbimet janë kryer në përputhje me ligjin francez dhe evropian. Kjo fushatë ka zgjuar kritika nga partitë opozitare dhe vende të tjera evropiane. Një qëndrim kritik po mban edhe Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner. Bernard Kushner tha të hënën për Radion Franceze se kishte menduar të jepte dorëheqjen pasi qeveria filloi të zbatonte fushatën e fundit për të vënë nën kontroll kampet e romëve në kuadër të masave për vendosjen e rendit. Ministri i Jashtëm Kushner, themelues i organizatës ‘Mjekët pa kufi’, me një karrierë të gjatë në shoqata bamirëse, shprehet i shqetësuar nga këto politika. Kjo është diçka që kërkonte zgjidhje që 25 vjet më parë, thotë zoti Kushner.
“Problemi qëndron në faktin se 25 vjet më parë Rumania dhe Bullgaria nuk bënin pjesë në Bashkimin Evropian. Por tani që kemi këtë organizatë është përgjegjësi e të gjithëve të integrojmë këto popullata. Shqetësohem së tepërmi kur shoh trajtimin e rëndë të romëve, shfrytëzimin e fëmijëve, të cilët drogohen deri në atë pikë sa të duken të sëmurë e që ngjallin keqardhje te kalimtarët. Ekziston një shtypje e mirëfilltë, një skllavërim i këtyre njerëzve. Nuk di si i gjendet zgjidhja. Ndoshta duhet të jap dorëheqjen”. Kryeministri francez, Fransua Fijo, i cili u ka dalë në mbrojtje masave të qeverisë së tij, me gjithë kritikat brenda dhe jashtë vendit, thotë se popullata rome është përgjegjëse për një pjesë të mirë të kriminalitetit në Francë: “Kemi përballë realitetin. T’i themi gjërat hapur. Kur themi se të rinjtë romë përfaqësojnë 15 për qind të kriminalitetit rinor në Paris nuk po përpiqemi të njollosim këtë popullatë, por të vëmë në dukje një problem që lidhet me hapjen e kufijve të Evropës, që lidhet me parimin e lirisë së lëvizjes dhe me faktin se niveli i integrimit të popullatës rome në Evropë nuk është i mjaftueshëm”.
- Rezerva ndaj kandidaturës së Jeremiqit
- Dimri mori 540 viktima
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs




ad_d.jpg)


Komente