Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën
Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë i kanë kërkuar Kuvendit serb të mbajë një seancë të posaçme për të diskutuar për situatën në Kosovë. “Kërkojmë seancë, sepse jemi të shqetësuar për planin jotransparent të presidentit Tadiq për Kosovën”, ka thënë radikali Dejan Miroviq në konferencën për gazetarë.
Ai ka deklaruar se nga 31 korriku nuk ka kurrfarë informacionesh se çfarë po ndodh me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Miroviq ka shprehur shqetësimin e radikalëve, pasi, sipas tij, Tadiqi thotë se bëhet fjalë për “disa garanci për enklavat dhe manastiret, si dhe status të veçantë për veriun e Kosovës”. Kjo e fundit, sipas Miroviqit, është absurde, sepse “Kosova nuk mund të ketë status të veçantë, pasi, sipas Kushtetutës, është pjesë e Serbisë”.
Pesë pikat e planit për Kosovën të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, janë: "të sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës, të ruhet identiteti serb dhe trashëgimia fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurohet prona private".
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente