Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
Numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur në konfliktin e armatosur në Afganistan është rritur për të pestin vit rresht, tregon një raport i Kombeve të Bashkuara. Misioni i Asistencës së OKB-së në Afganistan, UNAMA, ka dokumentuar 3.021 vdekje në radhët e civilëve gjatë vitit 2011, më shumë se 2.790 në vitin 2010 dhe se 2.412 në 2009. Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga rebelët, thotë raporti, në të cilin nënvizohet se bombat artizanale po përdoren gjithnjë e më gjerë, ndërsa atentatet vetëvrasëse po sjellin më shumë vdekje.
Në raport thuhet edhe se vdekjet e civilëve nga sulmet ajrore të aleatëve të qeverisë afgane u rritën gjithashtu në vitin 2011.
“Fëmijë, gra dhe burra afganë vazhdojnë të vriten në këtë luftë me një numër, rritja e të cilit nuk njeh frenim”, ka deklaruar Jan Kubis, i dërguari i posaçëm i Ban Ki Mun. “Prej shumë kohësh civilët afganë kanë paguar çmimin e lartë të luftës. Palët në këtë konflikt duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar një tjetër rritje të vdekjeve të civilëve gjatë vitit 2012”, ka shtuar Kubis.
Raporti i vitit 2011 për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura thotë më tej se në total 11.864 civilë kanë vdekur që prej vitit 2007.
Në vitin që sapo lamë pas, elementë qeveritarë u fajësuan për vdekjen e 2.332 civilëve, ose 77 për qind të viktimave të pafajshme, 14 për qind më shumë se në vitin 2010.
Raporti saktëson më tej se ka pasur 410 civilë të vrarë (14%) nga operacionet e forcave pro-qeveritare, një rënie prej 4 për qind krahasuar me vitin 2010.
Ndërsa 279 civilë të tjerë të vrarë nuk mund t’i atribuohen asnjërës prej palëve të përfshira në konflikt, nënvizon më tej raporti i Kombeve të Bashkuara.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente