description

Meksikë: Vriten 27 persona të karteleve të drogës

Publikuar: E premte 3 Shtator 2010, 21:37 0 Komente

Ushtria meksikane njofton se ka vrarë 27 persona të dyshuar si pjesëtarë të një karteli droge në veri të vendit. Një patrullë ushtarake u prit me breshëri automatiku kur iu afrua një ferme në shtetin Tamaulipas dhe dy ushtarë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Zona njihet si arenë e përgjakshme mes bandave të drogës që rivalizojnë për kontrollimin e rrugëve të trafikut për në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i BBC-së në Meksiko Siti, Julian Miglierini, thotë se muajin e kaluar, në një fermë në shtetin Tamaulipas, u gjetën kufomat e 72 emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe e Jugut, të vrarë nga anëtarë të kartelit që kërkonin para prej tyre. Presidenti Felipe Kalderon e ka mbrojtur strategjinë e tij për t’iu kundërvënë karteleve të drogës me forcën e ushtrisë. Në fjalimin vjetor para kombit, zoti Kalderon iu përgjigj kundërshtarëve të tij duke thënë se “kriminelët janë armiqtë e gjithë meksikanëve”.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve