Ndryshimet klimatike, rëndësia e reve
Vërshimet në Pakistan kanë rezultuar me miliona njerëz të pastrehë, ku është përmbytur të paktën një e pesta e këtij vendi. Në Rusi, thatësirat kanë nxitur zjarre duke mbytur në smog shumë qytete të mëdha, si dhe duke shkatërruar të mbjellat.
Moti ekstrem i vitit 2010 me gjasë do të mbahet mend në këto pjesë të botës vite me radhë. Por, shkencëtarët thonë se problemet e tilla me mot, në të ardhmen do të jenë më të shpeshta.
Ata tërheqin vërejtjen duke thënë se, ajo që është duke ndodhur në Pakistan dhe Rusi, është vetëm një tregues i asaj që mund të ndodhë edhe më gjerë, nëse vazhdon ngrohja globale.
Viti 2010,
vit i kontradiktave
Por, viti 2010 ka qenë edhe një vit kur shkenca e ngrohjes globale është vënë seriozisht në pyetje. Të hënën do të mbahet një panel shkencor, ku do të diskutojnë ekspertët më të mëdhenj botërorë në këtë fushë. Ajo që është më e keqja, ka të bëjë me faktin se duket që as vet shkencëtarët nuk dinë se çka mund të na presë në një të ardhme të afërt. Nuk dihet se ku do të hasen pasojat dhe sa të kobshme do të jenë ato.
Nëse shkencëtarët kanë të drejtë, atëherë lirimi i gazrave të serrave duhet të fillojë të bjerë brenda dhjetë vitesh, nëse duam që të mos na gjejë ajo më e keqja në lidhje me ngrohjen globale. Kjo kërkon ndryshime drastike në ekonomi, një revolucion të vërtetë në sjelljen e konsumatorëve, rregulla të ashpra, me një fjalë, një kosto më të lartë të biznesit.
Prandaj, nuk habitë fakti që politikanët kërkojnë me ngulm përgjigje, përkundër faktit se shkencëtarët nuk janë gjithmonë të gatshëm që t’i japin ato. Shkencëtarët parashohin se do të vijë deri te ngritja e temperaturës në nivel botëror, krahasuar me nivelin e temperaturave para epokës industriale, ku këto parashikime shkojnë aq larg, sa të thonë se rritja e temperaturës do të arrij deri në 11ºC.
Shkencëtarët e kanë të vështirë ta dinë se kur do ta arrijë temperatura nivelin e saj kritik.
Sipas sër Xhon Bedingtonit, këshilltarit kryesor shkencor në Britani, një ngritje prej 4°C mund të pritet qysh në vitin 2060 ose më së largu deri në vitin 2100.
Uraganet
Një mospajtim ende më i madh në mesin e shkencëtarëve mbretëron në lidhje me atë se a do të ndikojë ngrohja globale në shtimin e stuhive tropikale.
Edhe pse ngritja e temperaturës nënkupton një temperaturë më të lartë edhe në sipërfaqen e deteve, gjë që ndikon në formimin e cikloneve tropikale, formimi i tyre varet shumë edhe nga erërat.
Për më tepër, shkencëtarët nuk mund ta dinë me saktësi se ku mund të paraqiten këto uragane. Deri diku e dinë, por jo saktësisht në cilin vend.
Metani
Lirimi i metanit, gaz që lirohet nga serrat, mund të rezultojë në rritjen e përqendrimit të karbonit në atmosferë, gjë që nga ana e saj ndikon në shkrirjen më të madhe të akullnajave dhe, në lirimin e sasive më të mëdha të metanit. Pra, vjen deri te krijimi i një rrethi magjik.
Derisa akulli në Arktik është duke u shkrirë, në Antarktik është duke ndodhur një proces i kundërt. Kjo është marrë si dëshmi kundër shkencës së ngrohjes globale. Por, shkencëtarët thonë se akulli i Antarktikut varet më shumë nga mbyllja e vrimës së ozonit si dhe nga erërat, të cilat janë duke ndihmuar në mbajtjen e akullit, përkundër ngrohjes globale.
Retë
Ndoshta pasiguria më shqetësuese për të gjithë shkencëtarët që studiojnë klimën, ka të bëjë me formimin e reve dhe me efektet e një dukurie të tillë. Retë izolojnë tokën, por për shkak të bardhësisë së tyre, reflektojnë një pjesë të nxehtësisë së diellit në hapësirë.
Me rritjen e ngrohjes globale, ka të ngjarë që të formohen gjithnjë e më shumë re, për shkak se ajri i nxehtë mbanë më shumë lagështi. Disa skeptikë thonë se retë do të ndikojnë në eliminimin e shumicës së pasojave negative të rritjes së dyoksidit të karbonit në atmosferë.
Me shkrirjen e akullnajave do të vijë edhe deri te rritja e nivelit të deteve.
Ata që nuk besojnë në shkencën e ngrohjes globale, si arsye për ta përqeshur këtë shkencë, marrin shembullin e dimrit të gjatë e të ftohtë që ka mbretëruar në pjesën më të madhe të Evropës këtë vit. Por, përkrahësit e shkencës së ngrohjes globale thonë se ky është vetëm një përjashtim i rrallë nga rregulli.
Majron Ebell, drejtor i politikës rreth ngrohjes globale pranë institutit amerikan “US Competitive Enterprise Institute”, thotë se ende kemi mangësi të dijeve në shumë fusha, gjë që sipas tij shtynë njerëzit që të merren me spekulime të shumta.
Komente
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


allahu alem