description

Paralajmërohet takimi Eshton-Tadiq

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:16 0 Komente

Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet të takohen të martën e ardhshme në Strasburg, për të diskutuar në lidhje me tekstin e projekt-rezolutës serbe për Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediat serbe. Burime diplomatike evropiane konsiderojnë se nga përmbajtja e tekstit të projekt-rezolutës serbe dhe rezultatit të debatit në Kombet e Bashkuara varet edhe ajo se kur BE-ja do t’i japë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Diplomatët në BE më herët kanë thënë se Tadiq dhe Eshton mund të takohen në një “darkë pune” në Bruksel. Por, sipas medieve serbe, është e mundshme që përafrimi i qëndrimeve rreth rezolutës për Kosovën të shqyrtohet në Strasburg, ku më 7 shtator mblidhen Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian.

Tadiq dje i ka thënë shefit të diplomacisë britanike, Uilliam Hejg, se Serbia është e gatshme për kompromis për projekt-rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por jo edhe të pranojë pavarësinë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve