Presion britanik mbi Beogradin
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Uiliam Hejg, të martën do të vizitojë Beogradin ku me zyrtarët serbë do të zhvillojë konsulta për ndryshimet eventuale të rezolutës për Kosovës, të cilën Serbia ia ka proceduar Asamblesë së Përgjithshme. Kjo vizitë është komentuar nga analistë në mënyra të ndryshme. Mark Almond ,profesor i Universitetit të Oksfordit këtë vizitë, e vlerësoi si dëshmi e intensifikimit të presionit mbi Serbinë për të mbyllur çështjen e Kosovës dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se Britania dhe Gjermania, ministri i jashtëm i së cilës javën e kaluar ishte në Beograd, ka kërkuar që për vendet e Ballkanit Perëndimor të aplikohen të njëjtat kushte, për hyrjen në Bashkimin Evropian. Almod duke iu referuar deklaratave të kryediplomatit gjerman ka thënë se Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të zgjerohet edhe me Ballkanin Perëndimor nëse vendet e rajonit do të zhvillojnë marrëdhënie të mira mes tyre dhe do të kanë një qasje të përbashkët. Ndërmjet vizitave të Vestervele dhe Haig, presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia është e gatshme për të diskutuar me Brukselin dhe Uashingtonin në lidhje me mundësitë për kompromis dhe i vetmi kompromis të cilin Serbia nuk është e gatshme ta bëjë është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që javën e kaluar ministri gjerman, Vestervele, ka theksuar se rezolutën për Kosovë duhet harmonizuar me qëndrimet e BE dhe se për të para së gjithash duhet biseduar në Bruksel dhe jo në Nju-Jork. Qeveria gjermane të hënën e ka vlerësuar pozitivisht gatishmërinë e Serbisë për të biseduar me BE-në lidhur me Kosovën. “ Ne e vlerësojmë pozitivisht gatishmërinë e palës serbe për bisedime në Bruksel”, është thënë në Ministrinë e Jashtme në Berlin.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente