Rezerva ndaj kandidaturës së Jeremiqit
Kandidatura e përfaqësuesit të Serbisë për postin e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka gjetur mbështetje në disa vende të fuqishme anëtare të BE-së, të cilat konsiderojnë se Beogradi me atë hap përsëri zhvendos fokusin nga prioritetet e saj evropiane dhe shpenzon energji siç theksohet në çështje dytësore. Kështu citohet të kenë thënë burime të shumta diplomatike perëndimore për gazetën serbe ‘Danas’, duke nënvizuar se në mesin e vendeve të BE-së, të cilat shprehin rezerva ndaj kandidaturës së Serbisë në BE, janë Franca dhe Gjermania. Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, para dy javëve është kandidat i Beogradit zyrtar për funksionin e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme, për çka do të vendoset në fund të majit dhe fillim të qershorit, ndërsa mandati njëvjeçar fillon në shtator, me mbledhje plenare të AP të OKB-së në Nju Jork. Siç theksojnë shumë burime të qeverisë në Beograd, në fillim të vitit në kreun shtetëror serb është marrë vendimi që Serbia të kandidohet për pozicionin e vendit kryesues të AP-së, pas së cilës presidenti Boris Tadiq ka vendosur që Jeremiq do të ishte zgjidhja më e mirë. Lidhur me vendosjen në këtë funksion ekzistojnë dy nivele të vendimmarrjes, e para në kuadër të grupit të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore, në të cilën 2012 ka ardhur në radhë të marrë kryesimin. Nëse nuk ka konsensus në mesin e 23 vendeve të rajonit, të cilat sipas kritereve të KB-së kuptohet në kontest të gjerë, nga Ballkani përmes Baltikut deri në Ukrainë dhe Rusi, ku kandidat tjetër është ambasadorja lituane në KB, Dalija Leinarte, do të vendosë Asambleja e Përgjithshme dhe atë me shumicë të pjesëmarrësve. Nëse në grupin rajonal nuk ka konsensus, atëherë Serbia llogarit të shkohet me votim në kuvend, ku presin shumicën e votave. Mirëpo diplomatë perëndimorë janë të bindur se Beogradi nuk ka nevojë për garë në AP të OKB-së. “Këtu sipas mendimit tonë bëhet fjalë për shpenzim energjie. Serbia duhet të fokusohet në prioritetet e saj evropiane. Për shembull, kemi përshtypjen se më shumë vëmendje në skenën politike serbe i jepet kandidaturës në AP të OKB-së sesa asaj të cilën Serbia po ashtu ka theksuar për kryesuesen e OSBE-së. Nuk jemi të sigurt se kjo është zgjidhja më e mirë”, theksojnë burimet e gazetës ‘Danas’. Aktualisht mbështetje për kandidaturën e Jeremiqit kanë shprehur Rusia, disa vende të painkuadruara dhe Mali i Zi, por jo Kroacia dhe B e H.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente