Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
Në Nju Jork u zhvillua një seancë e posaçme për situatën në Siri dhe miratimin e një rezolute kundër regjimit të Assad-it. Ndërkohë forcat ushtarake siriane kanë vepruar dhunshëm ndaj civilëve duke lënë qindra të vdekur.
Kërkohet dorëheqja e Asadit
Rusia dhe Kina që kanë të drejtën e vetos kanë penguar përsëri Këshillin e Sigurimit që të dënojë dhunën në Siri. 13 vendet e tjera anëtare të forumit më të lartë të Kombeve të Bashkuara miratuan në Nju-Jork një projektrezolutë të mbështetur nga Liga Arabe dhe shtetet evropiane.
Kjo projektrezolutë parashikon një dënim të udhëheqjes në Damask dhe dorëheqjen e presidentit Baschar al-Assad me argumentin se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Bllokimi i rezolutës nga Rusia dhe Kina është kritikuar ashpër edhe ndërkombëtarisht. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, foli për një zhgënjim të madh. Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice e quajti procesin të neveritshëm. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha se kjo është një veto kundër popullit në Siri.
Pak para votimit në Këshillin e Sigurimit, regjimi sirian kishte vepruar përsëri dhunshëm kundër civilëve. 200, 260 apo 300 të vdekur? Askush nuk e di. Numri i viktimave informohet vetëm nga grupe të ndryshme opozitare, shpesh nga jashtë Sirisë. Dëshmitarët në Homs i referohen mjedisit të tyre. Një banor thotë: "Njerëzit kanë nevojë për gjak, ata nuk mund të dalin jashtë, qëllohet vazhdimisht kudo".
Situata në qytete mbetet shqetësuese
Dy pjesë të qytetit Homs, i treti për nga madhësia në Siri janë prekur më shumë: Bab Amr dhe Khalidiya. Ato janë bastione të kryengritjes kundër Asad-it dhe objektivi i dhunës së ushtruar nga forcat e sigurimit prej muajsh. Një aktivist i opozitës informon se ushtria në këto pjesë të qytetit ka përdorur tanke dhe artilerinë për të bombarduar. Të dhënat e opozitës janë po aq pak të verifikueshme sa mediet shtetërore siriane, që thonë se kjo e gjitha nuk është e vërtetë.
E gjitha do të shoqërohet nga një fushatë mediatike ndërkombëtare. Por, situata në Siri vazhdon të mbetet shqetësuese. Eksperti për Sirinë Joseph Kechechian sheh pak shanse për vendosjen e paqes në këtë vend. "Siria po zhytet gjithnjë e më tepër në luftë civile. Dhuna do të vazhdojë në javët dhe muajt e ardhshëm. Këtu do të bëhet edhe më keq për ne", thotë ai.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente