Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
Rusia do ta mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Jam i sigurt se kandidimi do të jetë i suksesshëm dhe se Jeremiqi do të zgjidhet”, ka thënë ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, transmeton REL. Duke folur me dozë humori, ai tha se zgjedhja e kryediplomatit serb në presidencën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme “do ta dridhte organizatën”. Serbia ka emëruar Jeremiqin dy javë më parë. Kundërkandidat i tij është ambasadori i Lituanisë në OKB. Aktualisht, kryetar i Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara është përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al-Nase.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente