description

Serbia nuk e tërheq rezolutën për Kosovën

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 14:22 1 Komente

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim-rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Nuk planifikojmë tërheqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, i tha mbrëmë minsitri Jeremiq televizionit B-92. Ai më tutje theksoi se qëllim i Serbisë është që të mundësohet vazhdimi i përpjekjes për rezistencë ndaj vendosjes së njëanshme të shtetësisë së Kosovës dhe që të “hapet rruga për negociata të reja, që të do sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën”. Ai ka shtuar se nëse arrihet pajtimi, kompromisi mund të zbatohet në vepër pa tërheqjen e rezolutës. Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë se më 9 shtator në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB dëshiron të arrijë përfundimin e procesit të GJND-së dhe që konkluzioni të jetë i tillë që mundëson vazhdimin e përpjekjeve që Serbia ta pengojë vendosjen e shtetësisë së Kosovës, ka thënë Jeremiq.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ALBAN DEGA 08.09.2010 - 23:05

    KOKOSHI SERB KATANDISET NJE THELE BE-JE ! - Kete rezolute do ta votonte edhe Republika e Kosoves po te ishte anetare e OKB-se - Nga Alban Dega, Nju jork Ne baze te tekstit te botuar ne shtypin e Kosoves rezoluta serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte katandisur kokoshi nje thele. Kokoshi serb eshte katandisur nje thele BE-je. Kjo rezolute nuk eshte eshte me rezoluta fillestare antishqiptare e Serbise. Eshte rezolute e BE-se. Ne baze te ketij teksti, Serbia pranon mendimin e GJND-se. Nuk shtron me ceshtjen e bisedimeve per statusin e Kosoves. Eshte per bisedime e dialog me Kosoven... Ne menyre indirekte kjo eshte njohje e legjitimitetit te Republikes se Kosoves pavaresisht nga propaganda e deklaratat e Tadicit, Jeremicit, etj. . Nese perkthimi eshte i sakte, dhe une kam besim ne saktesine e "Express"-it dhe "Kohes Ditore", atehere edhe vete Republika e kosoves do te votonte per kete rezolute po te ishte anetare e OKB-se. Asgje e keqe nuk i vjen Kosoves dhe pavaresise se saj nga kjo rezolute nese teksti eshte perkthyer sakte. Sidoqofte qevria dhe lideret e Kosoves, te gjithe shqiptaret duhet te jene shume vigjilente sa here behet fjale per Serbine dhe politiken e saj ndaj Kosoves. Faleminderit BE-se dhe se pari SHBA-se aleati strategjik numer nje i shqiptareve kudo ndodhemi! Kush ka mik e aleat SHBA-ne e ka mik Zotin!

arkivi i lajmeve