SHBA-ja dhe Rusia pranë marrëveshjes START
Moskë, 18 mars
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha të enjten në Moskë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë "progres substancial" në negociatat për Marrëveshjen për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START). "Ne po bëjmë progres substancial në marrëveshjen e re START, e këto janë fjalët e negociatorëve tanë nga Gjeneva, dhe rezultatet nga negociatat e fundit na bëjnë të besojmë se së shpejti do të arrijmë marrëveshjen finale", tha Hillari Klinton. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se puna për arritjen e marrëveshjes po bëhet "nën kontrollin personal të presidentëve" dhe shtoi se "besojmë se jemi afër vijës finale". Gjatë qëndrimit të saj në Moskë, zonja Klinton, u takua me ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov, ndërsa nesër pritet takimi i saj me presidentin Dmitri Medvedev. Edhe zëvendës sekretari i shtetit amerikan Uilliam Burns u shpreh gjatë takimeve të sotme të sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton me pushtetarë rusë në Moskë se "jemi pranë një marrëveshjeje", por ai nuk mund të parashikonte se kur do të nënshkruhej ajo. Dy vendet po mundohen të zëvendësojnë traktatin e strategjisë për pakësimin e armëve bërthamore, Start, të vitit 1991 i cili skadoi në dhjetor. Amerika thotë se ka më shumë se 2,000 armë bërthamore, ndërsa Rusia besohet të ketë 3,000 të tilla. Përveç kontrollit të armëve ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Amerikës pritet të bisedojnë edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe Iran. Javën që shkoi presidenti Medvedev dhe homologu i tij amerikan Barak Obama patën një bisedë telefonike për këtë çështje. Të dy liderët shprehen se kishin arritur një konsensus në vija të përgjithshme. Ata thanë se "është krijuar mundësia për të vendosur një datë për të paraqitur një projekt marrëveshje që do të nënshkruhet nga kryetarët e shteteve", thotë një deklaratë e Kremlinit.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente