SHBA-të mbështesin dialogun
SHBA-të mbështesin dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i cili është pikë kyçe në rrugën e integrimit të Serbisë në BE, ka deklaruar zëdhënësja e Stejt departamentit amerikan, Viktoria Niland. Ajo për mediet serbe ka thënë se sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, në bisedën telefonike me presidentin serb, Boris Tadiq, ka ofruar mbështetje dhe inkurajim për liderin serb për gjithë ate që është duke bërë në synimin për ta futur Serbinë në BE. “Vazhdojmë të inkurajojmë dhe këtë sekretarja amerikane e ka thënë në bisedë, normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pasi kjo është mirë për të dyja vendet dhe për gjithë rajonin”, ka thënë zëdhënësja e Stejt departamentit. Në pyetjen nëse Serbia meriton që në mars të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, Niland është përgjigjur se kjo është çështje e BE-së por ka shtuar se SHBA-të, ka disa dekada që mbështesin të gjitha shtetet e rajonit për të hyrë në BE.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente