Shumë larg nga paqja në Irak
“Urime, keni bërë një pune të mirë. Ju uroj një rrugë të mbarë kthimi në atdhe, të çmalleni me familjen dhe shokët”. Largimi i trupave amerikane nga Bagdadi. Misioni i tyre përfundoi, brigada e fundit u largua nga vendi para dy javësh e gjysmë. 50.000 ushtarët e mbetur amerikanë janë këshilltarë dhe trajnues pa mision ushtarak, raporton DW. Në fund të vitit të ardhshëm edhe ata do të largohen. “Ne nuk mund të patrullojmë përjetë në rrugët e Irakut, derisa të jemi plotësisht të sigurt dhe ne nuk mund të qëndrojmë në këtë vend, derisa uniteti i Irakut të jetë i përsosur”, deklaroi para një viti e gjysmë presidenti i SHBA-së, Barak Obama. Iraku i pasur me naftë, por i lodhur nga lufta, duhet të afirmojë tani vetë vetën në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. A do të jetë ai në gjendje ta bëjë këtë? Abdel Bari Atëan, kryeredaktor i gazetës „Al Quds al-Arabi“ parashikon një të ardhme të errët për vendin. „Unë besoj se Al-Kaida do të kthehet në Irak. Iraku po merr një zhvillim në drejtim të kaosit dhe anarkisë dhe prej kësaj do të krijohen bile grupe edhe më radikale se Al-Kaida”, thotë ai.
Të dhëna alarmante për të vrarët
Atvan bën këto vlerësime edhe duke u nisur nga sulmet e fundit. Në korrik, sipas të dhënave të autoriteteve irakiane, u vranë në mënyrë të dhunshme 535 vetë, numri më i lartë prej shumë vitesh. Amerikanët kanë investuar në kualifikimin dhe armatimin e policisë, ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Megjithatë, ky aparat nuk është i sigurt, porosit Hilal Khashan, politologu në “American University of Beirut’. “Fuqia numerike e forcave irakiane të sigurisë është e madhe, por problem është lojaliteti. Shoqëria irakiane është shumë e përçarë, nga pikëpamja fetare dhe etnike. Në grupet e veçanta shoqërore ka konflikte të brendshme. Mbajtja e vendit të bashkuar, zbatimi i ligjit dhe rendit është një sfidë e vërtetë”, thotë ai. Deri në njësitë e policisë dhe ushtrisë arrin ndarja konfesionale dhe etnike. Ushtria irakiane nuk është në gjendje të kujdeset vetë për sigurinë dhe rendin, pranoi shefi i shtabit të përgjithshëm, Babakir Zebari.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente