Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
Më shumë se 200 veta janë raportuar të vrarë në Siri, disa orë para se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka planifikuar të votojë pro projekt-rezolutës që ka për qëllim të ushtrojë presion mbi qeverinë e Asad, për t’i dhënë fund muajve të gjatë së dhunës mbi demonstruesit. Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale. Nuk ishte ende e qartë nëse Rusia, anëtare këshillit, do të vazhdonte me veton e saj ndaj draftit apo jo. Observatori sirian opozitar për të Drejtat e Njeriut tha të shtunën herët se 217 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë në Homs në atë çfarë grupi e karakterizoi si një “masakër”. “OKB-ja nuk po bën asgjë në lidhje me të. Lidhja Arabe nuk është duke bërë asgjë në lidhje me të...Ndërkohë që ata janë duke zhvilluar diskutimin e tyre të vogël, njerëzit janë të ulur këtu dhe janë duke vdekur. Nuk bëhet fjalë për kafshë, por për qenie njerëzore. Kjo që po ndodh nuk është një lojë”, thotë një aktivist, që rrjeti CNN e identifikoi si Dani. Ai foli edhe për “bombardim të vazhdueshëm” dhe raportoi prezencën e snajperëve. Nga të vrarët në Homs, 138 ishin në lagjen e Kaldia ku “bombardimet vazhdojnë”, bazuar në raportimet e grupit të opozitës.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente