description

Siri, ushtria bombardime në Homs

Publikuar: E marte 7 Shkurt 2012, 2:58 0 Komente

Ushtria siriane jo vetëm nuk jep shenja zmbrapsjeje, por i ka shtuar bombardimet mbi qytetin e Homsit, vatër e rebelimit antiqeveritar.  Zjarri i artilerisë së rëndë rinisi orët e para të ditës së hënë dhe ka vazhduar me të njëjtin ritëm gjatë gjithë kohës. Ky është njëri prej sulmeve më të ashpra që Homsi ka parë që prej fillimit të revoltës 11 mujore. Sipas aktivistëve vendas, në shënjestër të forcave të regjimit është vënë edhe një klinike mjekësore. 

Televizionet arabe kanë transmetuar pamjet nga qyteti-bastion i rebeleve, ku vetëm gjatë 3 ditëve u vranë 230 vetë, një masakër e vërtetë siç e përshkruajnë mbështetësit e opozitës. Kundërshtarët e Bashar al Asadit janë të revoltuar nga Rusia dhe Kina që i vunë rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbështetëse të Planit të Ligës Arabe, e cila parashikon transferimin e pushtetit te Asadit tek një zëvendës i tij. Moska i ka dalë sërish në mbrojtje lëvizjes së një dite më parë, duke thënë se rezoluta tingëllonte si ultimatum për largimin nga posti të presidentit sirian, aleati i vetëm ushtarak i saj në Lindjen e Mesme. Kryengritja kundër sundimit autokratik të Asadit në Siri tashmë është kthyer në një konflikt të hapur mes rebeleve dhe forcave qeveritare. Veton e Kinës dhe Rusisë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e quajti një “farsë”.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve