Siria e sulmon ashpër Ligën Arabe
Vendimi i Ligës u motivua me rritjen dramatike të dhunës gjatë ditëve të fundit, por Siria pretendon se misioni është përdorur si një pretekst, për një ndërhyrje ushtarake të huaj në vend. Organizata e Kombeve të Bashkuara është duke e konsideruar një rezolutë të re ndaj Sirisë, e cila parashikon masa të reja ndëshkuese dhe e lë të hapur mundësinë e një agresioni. Një delegacion i Ligës Arabe do të udhëtojë deri në Nju-Jork, për t’i paraqitur propozimet e tij përpara OKB-së. Megjithatë, Rusia ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë asnjë plan të ri kundër Damaskut dhe se do ta përdorë veton e saj në Këshillin e Sigurimit për këtë qëllim.
Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme, Siria shprehte “befasinë” dhe “keqardhjen e saj” për tërheqjen e misionit vëzhgues.
“Qëllimi i vetëm i këtij veprimi të Ligës Arabe është ta vendosë nën presion Këshillin e Sigurisë, në mënyrë që të justifikojë një ndërhyrje ushtarake dhe të inkurajojë grupet e armatosura në vend që të përshkallëzojnë masën e revoltës dhe dhunën e tyre”, shkruan në deklaratën e Damaskut zyrtar.
Ushtria siriane ka nisur një raprezalie të ashpër ndaj rebelëve ditën e diel, ndërsa dhjetëra të vrarë janë regjistruar vetëm gjatë mëngjesit.
Sulmi i forcave qeveritare vjen në ditën kur Liga Arabe lajmëroi për tërheqjen e misionit të vëzhgimit nga vendi, si rezultat i shtimit të vazhdueshëm të dhunës.
Sipas aktivistëve, deri në mesditën e së dielës, 33 persona ishin vrarë në qytetin e Rankusit, ndërsa një numër i paqartë viktimash janë regjistruar edhe në afërsi të kryeqytetit Damask, ku ushtria ka nisur një sulm për kontrollimin e disa zonave kyçe.
Rankus, një qytet malor me 25 mijë persona, është duke u bombarduar që prej ditës së mërkurë me artileri nga divizioni i katërt i ushtrisë, i drejtuar nga vëllai i presidentit Bashar al-Assad, Maher.
Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pothuajse 6 mijë persona kanë mbetur të vrarë në dhjetë muajt e revoltave. Megjithatë, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi reporterët ndërkombëtarë nuk kanë akses në vend.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente