Somalia, jeta e re e piratëve: ?Tani politikën e bëjmë ne?
Ismail Haji Nor, zyrtar i një qeverie lokale, ka ardhur i fundit në këtë grup piratësh famëkeq, me një mesazh të thjeshtë: “Kemi nevojë për ndihmën tuaj”. Së bashku me guerilët islamikë Shebab, Nor qëndron në një plazh me dhjetëra piratë të armatosur, ndërkohë që në sfond duken dy anije të plaçkitura. Ai thotë: “Që nga ky moment do të punojmë bashkë”. Është takuar me shumë kryetarë piratë, madje i ka quajtur edhe “vëllezër”.
Ndërsa tregon historinë e tij, ai thotë se më parë i konsideronte piratët kriminelë, por që në këtë moment islamikët Shebab janë një kërcënim më serioz.
“Duke qenë se janë më të fuqishëm se ne, jemi të detyruar të bëhemi miqtë e piratëve”, thotë Nor.
Strofujt e piratëve
Për vite me radhë, bandat e piratëve somalezë, të armatosur deri në dhëmbë, kënaqeshin duke rrëmbyer dhe plaçkitur anije në det të hapur, pa u përzierë në luftën e komplikuar civile që po ndodhte në kontinent. Tani gjërat po ndryshojnë dhe piratë kanë vendosur t’u drejtohen të gjitha anëve. Ndërsa autoritetet lokale në Hobyo i kanë ngarkuar piratët me detyrën që të mbrojnë fshatrat e bregut dhe të bllokojnë avancimin e Shabab-ëve, më poshtë, në Xarardhere, një tjetër strofull e piratëve, të moshuarit tregojnë se kohët e fundit një grup tjetër piratësh pranoi të ndante “prenë” me Shebab-ët dhe “Hizbul Islam”, një grup tjetër rebel islamik. Fillimisht guerilierët islamikë kishin premtuar se do ta çrrënjosnin piraterinë nga Xarardhere, duke theksuar se bëhej fjalë për një aktivitet të pafe, por mesa duket paratë kanë pasur më shumë ndikim sesa feja. Duket se ky është fillimi i makthit më të madh somalez për Perëndimin: dy nga industritë më të mëdha të vendit, pirateria dhe radikalizmi islamik, kanë bashkuar forcat e tyre. Piratët somalezë janë shumë oportunistë (“Duam vetëm paratë”, ky është slogani i tyre), prandaj nuk dihet se sa do të zgjasin aleancat e tyre të reja. Kryetarët e grupeve përgjatë bregut somalez thonë se piratët po bëhen më ambiciozë, saqë po i investojnë paratë e tyre në artilerinë e rëndë. Numri i piratëve rritet çdo ditë. “Po fuqizohen gjithnjë e më shumë. Në fillim i investonin paratë e tyre për të blerë barka dhe për të dalë në det të hapur, ndërkohë që tani po krijojnë një forcë të re ushtarake”, thotë Mohamed Aden, një kapo-klan i Somalisë Qendrore.
Miliona dollarë për një divizion këmbësorie
Le të marrin shembull kryetarin e fuqishëm të piratëve Mohamed Garfanji, i cili u shfaq në skenë për herë të parë para dy javësh, për të drejtuar një grup gazetarësh të huaj në Hobyo, ku ndodhet edhe baza e tij operative. Gazetarët ishin ftuar nga administrata e shtetit të Galmudug-ut, qeveria lokale e cila po përpiqet të marrë kontrollin e vendit. Por Hobyo është një vend ku ka vetëm piratë dhe nëpër rrugë sheh djem dhjetëvjeçarë me kallashnikov në dorë: vizita mund të bëhej vetëm me bekimin e kryepiratit Mohamed Garfanji-it. Gjatë një takimi me të moshuarit e Hobyo-s, Garfanji u kthye me fytyrë nga grupi dhe u tha atyre se mund të flisnin me gazetarët dhe se këta të fundit mund të bënin fotografi.
Pastaj u zhduk në erë. Thuhet se Garfanji ka plaçkitur shumë anije dhe ka përdorur miliona dollarët e vjedhur për të krijuar një divizion të vogël këmbësorie me qindra burra, ka blerë 80 mitraloza të rëndë dhe disa kamionë me armë kundërajrore: mjete krejt të ndryshme nga ata që përdorin zakonisht piratët. Disa prej ushtarëve të tij veshin xhinse, të tjerë uniforma dhe duken më të organizuar se çdo lloj milicie tjetër somaleze. Arsyeja e vetme e Garfanji-t që u bë pirat ishte kjo: të krijonte një forcë të frikshme në kontinent për t’u bërë ballë “mjekërmajucëve”. Megjithatë sot bashkëpunëtorët thonë se ushtria i tij pirate është krijuar për të ndaluar “Hizbul Islam” dhe “Shabab”-ët.
- Rezerva ndaj kandidaturës së Jeremiqit
- Dimri mori 540 viktima
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs




ad_d.jpg)


Komente