description

Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë

Publikuar: E mërkure 8 Shkurt 2012, 17:43 0 Komente

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka pasur takim të rregullt me ndërmjetësin e BE-së, Robert Kuper, në Vjenë të Austrisë. Stefanoviq ka bërë të ditur se është biseduar për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, raporton REL. Negociatat për këtë çështje janë një nga kushtet kryesore për vazhdimin e euro-integrimit të Serbisë. “Janë bërë hapa të mëtejshëm. Ka disa opsione për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Natyrisht, Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara është e përfshirë në këto propozime. Mbetet të shihet”, ka thënë kreu i ekipit të Qeverisë së Serbisë. Shteti serb këmbëngul që Kosova të përfaqësohet në nismat dhe forumet rajonale nën rezolutën 1244 të OKB-së, ndërkohë që autoritetet kosovare insistojnë në përfaqësimin e saj si shtet. Bisedimet për çështje teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në disa raunde, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve