Takimi Stefanoviq - Kuper pa rezultat për dialogun
Takimi i përfaqësuesit të BE-së në bisedime, Robert Kuper, me shefin e delegacionit serb, Borislav Stefanoviq, nuk ka shënuar ndonjë rezultat, i cili do të siguronte vazhdimin e dialogut. Për më tepër, në këtë takim Stefanoviq vetëm sa e ka ripërsëritur qëndrimin e tij të njohur, duke paraqitur disa propozime të modeleve për përfaqësimin rajonal të Kosovës, por gjithnjë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kuper dhe Stefanoviq, përveç problemit të përfaqësimit rajonal, kanë diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bën të ditur në një deklaratë Qeveria e Serbisë. Gjatë bisedës është vlerësuar se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialog është duke u zhvilluar me një ritëm të mirë dhe se është e nevojshme që të dyja palët të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha marrëveshjet e arritura të zbatohen në tërësi. Kuper gjatë ditës së enjte do të qëndrojë edhe në Kosovë.
- Aleksis Tsipras, njeriu që e ka fatin e euros në dorë
- Luftërat nuk mbarojnë
- NATO-ja zyrtarizon mbrojtjen raketore
- Ngrohja globale do të sjellë më shumë uragane
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- Ja cilat do të jenë pasojat e daljes së Greqisë nga Eurozona
- NATO-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- Afganistani dhe mbrojtja raketore dominojnë Samitin
- Obama: Konsensus për eurozonën
- Bashkëpunëtorët afganë kanë frikë nga tërheqja e NATO-s
- Meksikë, gjendet i vrarë gazetari i zhdukur
- Obama mirëpret liderët e G8-ës
- Disidenti Çen largohet nga Kina
- Dështon fluturimi i anijes private kozmike
- Njeriu i cili e ka krijuar internetin nuk e përdorë ‘Facebook’-un
- Dreka e Elisabetës II, kritika për listën e të ftuarve
- Shutanovac pranon se ka radikalë serbë në veri
- G8, klubi ekskluziv me probleme identiteti
- Emanuela është vrarë për ta fshehur lidhjen romantike me një kardinal?
- Tadiq: “Edhe Evropa, edhe Kosova”




ad_d.jpg)

Komente