description

Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së

Publikuar: E premte 10 Shkurt 2012, 2:27 0 Komente

Lideri i përparimtarëve serb, Tomislav Nikoliq nuk mund të hy në SHBA. Emri i tij vazhdon të jetë në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në këtë vend, shkruajnë gazetat serbe në Beograd. Nikoliq nuk ka dashur t’i komentojë të dhënat e gazetës “Alo”. “Nuk dijë. Nuk kam informacione të tilla. As nuk kam kërkuar vizë por nëse ju dini më shumë, i bëni publike”, ka thënë Nikoliq. Një burim i afërt me Stejt departamentin amerikan ka thënë se Uashingtoni zyrtar ka më shumë besim në zëvendësin e Nikoliqit, Aleksandër Vuqiqin, i cili ndërkohë është hequr nga lista. “Nikoliq nuk përfaqëson rrezik për sigurinë e SHBA-ve, por bëhet fjalë për vlerësimet që Vuqiq ka kohë të gjatë që është më i pranuar për administratën amerikane. Megjithatë, pjesë e mirë e politikanëve amerikanë, të afërt me presidentin Obama, mendojnë se duhet të filloj bashkëpunimi me Nikoliqin, kështu që është e mundur që kryetari i PPS-së të hiqet nga ajo listë. Madje edhe me Vuqiqin, gjatë vizitës së tij në Uashington, është biseduar për këtë temë”, ka thënë burimi i gazetës. Përveç Nikoliqit, hyrja në Amerikë u është e ndaluar edhe Mirosllav Mishkoviqit, Marko Jakshiqit, Mira dhe Marko Millosheviqit. Nga ajo listë ende nuk janë hequr as të akuzuarit e Hagës, midis të cilëve, Nikolla Shainoviq, Voislav Sheshel, por edhe të kreut ushtarak dhe policor të kohës së Slobodan Milosheviqit.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve