description

Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 12:14 0 Komente

Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri i tij vazhdon të jetë në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në këtë vend. Nikoliq nuk ka dashur t’i komentojë të dhënat e gazetës serbe “Alo”. “Nuk dijë. Nuk kam informacione të tilla. As nuk kam kërkuar vizë por nëse ju dini më shumë, i bëni publike”, ka thënë Nikoliq. Në pyetjen nëse është duke planifikuar që së shpejti të shkoj në SHBA, ai është përgjigjur se nuk ka plane të tilla në këtë kohë. Në anën tjetër, burimi i afërt me Stejt departamentin amerikan ka thënë se Uashingtoni zyrtar ka më shumë besim në zëvendësin e Nikoliqit, Aleksandër Vuqiqin, i cili ndërkohë është hequr nga lista. “Nikoliq nuk përfaqëson rrezik për sigurinë e SHBA-ve, por bëhet fjalë për vlerësimet që Vuqiq ka kohë të gjatë që është më i pranuar për administratën amerikane. Megjithatë, pjesë e mirë e politikanëve amerikanë, të afërt me presidentin Obama, mendojnë se duhet të filloj bashkëpunimi me Nikoliqin, kështu që është e mundur që kryetari i PPS-së të hiqet nga ajo listë. Madje edhe me Vuqiqin, gjatë vizitës së tij në Uashington, është biseduar për këtë temë”, ka thënë burimi i gazetës. Përveç Nikoliqit, hyrja në Amerikë u është e ndaluar edhe Mirosllav Mishkoviqit, Marko Jakshiqit, Mira dhe Marko Millosheviqit. Nga ajo listë ende nuk janë hequr as të akuzuarit e Hagës, midis të cilëve, Nikola Shainoviq, Voisllav Sheshel, por edhe të kreut ushtarak dhe policor të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve