description

Vazhdojnë zgjedhjet parlamentare në Itali

Publikuar: E hëne 25 Shkurt 2013, 14:43 0 Komente

Italianët janë duke votuar në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Sondazhet e opinionit kanë vënë të parin në garë liderin e qendrës së djathtë, Pier Luigji Bersani, por analistët dyshojnë se ai do të jetë në gjendje të formojë shumicën stabile, e cila do të shtyjë përpara reformat ekonomike. I fuqishëm në sondazhe është edhe koalicioni konservator, i udhëhequr nga Silvio Berluskoni. Sido që të jetë, rezultatet e para priten në orët e hershme të së martës

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve