description

2.8 milionë banorë në Shqipëri

Publikuar: E mërkure 21 Dhjetor 2011, 18:52 0 Komente

Instituti i Statistikës shpalli  në ambientet e ‘Hotel Sheraton’ në Tiranë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nuraj, prezantoi për publikun rezultatet paraprake të CENSUS-it të popullsisë dhe banesave 2011. Nga të dhënat paraprake, rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë, krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7 për qind gjatë këtij dhjetë vjeçari. "Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 % më e vogël dhe shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë supozohet se janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë "- deklaroi Nurja. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj ose 50.2 % dhe 1,409,931ose 49.8 % femra. Vlerësimi paraprak i numrit të popullsisë që kanë refuzuar këtë census është 29,355 %. Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, që datojnë që në vitin 1923, popullsia e cila jeton në zonat urbane, është më e madhe se ajo në zonat rurale. Sipas të dhënave paraprake të këtij censusi, rezulton se 53.7 % jetojnë në zonat urbane dhe 46, 3 % në zonat rurale. Numri gjithsej i banesave në Shqipëri është në vitin 2011 1,075,881 nga 785,515 që ishte në censusin e kaluar. Pra që nga viti 2001 e deri më sot kemi një rritje të numrit të banesave me 37 %.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve