description

AK-ja pret 1 milion anëtarë në 100-vjetorin e pavarësisë

Publikuar: E hëne 19 Dhjetor 2011, 18:27 0 Komente

Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur gjatë ditës së hënë asamblenë e përgjithshme Kuq e Zi. Mbledhja e djeshme e asamblesë u përqendrua në prioritetet e aleancës dhe planin e punës për organizimin e kuvendit të parë mbarëkombëtar Kuq e Zi, në të cilin do të startojë hartimi i programit “Shqipëria bëhet”. Kuvendi do të mbahet në muajin maj të vitit 2012, ndërsa për hartimin e programit do të punojnë ekspertë nga të gjitha viset shqiptare. Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, në 100-vjetorin e pavarësisë aleanca do të ketë mbledhur rreth vetes të paktën 1 milion shqiptarë. “Më 28 nëntor 2012 do jenë 1 milion anëtarë”, bën të ditur Aleanca Kuq e Zi. Ky subjekt pritet që të drejtohet pas skadimit të mandatit nga presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve