description

Basha: Gjatë vjeshtës vendimi për heqjen e vizave

Publikuar: E shtune 28 Gusht 2010, 20:22 0 Komente

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, ka theksuar se gjatë vjeshtës do të merret vendimin për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ministri Basha në forumin e Salzburgut në Austri nga homologët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ka marrë garancinë se në një nga mbledhjet e vjeshtës Këshilli i Ministrave të Brendshëm do të marrë vendimin mbi propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. “Kam pasur bisedime dypalëshe me disa prej kolegëve të Bashkimit Evropian, të cilët më kanë siguruar se presin finalizimin e hapave teknikë nga Komisioni Evropian dhe që shpresojnë që në mbledhjet e tyre të ardhshme në tetor apo nëntor, dhe këto mbledhje i ndajnë tri javë nga njëra- tjetra, të finalizojnë vendimmarrjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, deklaroi ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Në Forumin e 10-të të Salzburgut, Shqipëria është vlerësuar si një shembull në rajonin e Ballkanit Perëndimor në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve dhe të lëshimit të dokumenteve të identitetit të standardeve më të larta evropiane.

Nisma e Shqipërisë për realizimin e Shengenit ballkanik brenda presidencës njëvjeçare të saj të MARRI-it(Nisma Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët) ka gjetur mbështetjen e plotë të gjithë ministrave të brendshëm të vendeve të rajonit dhe përkrahjen e homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në Forumin e 10-të të Salzburgut ishin të pranishëm ministrat e brendshëm të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve