description

Berisha anulon vizitën në Mal të Zi

Publikuar: E marte 13 Dhjetor 2011, 13:34 0 Komente

Një dobësi fizike për shkak të një viroze për të cilën po mjekohej ditët e fundit, e ka detyruar mbrëmë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, që të ndërpresë festën e përvjetorit të 21-të të krijimit të Partisë Demokratike, ndërsa nuk ka mundur të përfundojë as fjalimin e tij. Por mësohet se sot në mesditë kryeministri Berisha i është kthyer aktivitetit normal, duke shkuar në zyrën e tij. Kreu i qeverisë ka mbërritur në zyrë rreth orës 11:40, në gjendje më të mirë shëndetësore. Të interesuar për shëndetin e tij, kanë qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha si edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, të cilët kanë shkuar ta vizitojnë në kryeministri. Më herët, në një prononcim për të përditshmen “Gazeta Shqiptare” zyra e shtypit pranë kryeministrit bëri të ditur se Berisha ka anuluar një vizitë zyrtare të planifikuar për ditën e sotme në Malin e Zi.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve