description

Berisha, fushatë ndërgjegjësimi për vizat

Publikuar: E marte 15 Qershor 2010, 14:39 0 Komente

Tiranë - Kryeministri Sali Berisha, u shpreh të martën në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për vizat se duhet të plotësohet me rigorozitet të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, duke kërkuar strategji të veçanta ndaj tentativave për azil të shqiptarëve. Në një kohë që Shqipëria pret një përgjigje pozitive për procesin e liberalizimit të vizave, qeveria shqiptare i druhet ikjeve masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, ashtu sikurse ndodhi në Maqedoni e Serbi. Ndaj sot në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për vizat, kreu i qeverisë theksoi disa pika ku ministritë duhet të kenë parasysh, siç është kërkesa e mundshme për azil politik që mund të shfrytëzohet gjerësisht nga shqiptarët. Kreu i qeverisë u shpreh se kërkesa për azil politik pas vizave është plotësisht e gabuar, ndaj ka bërë apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim.

“Një çështje themelore që duhet të marrë përgjigjen më të mirë nga ne është problemi i të rikthyerve. Kjo çështje duhet ta pranojmë ka një specifikë shqiptare. Qytetarë shqiptarë nga Maqedonia dhe Serbia kërkuan azil politik, gjë që ishte e gabuar”, u shpreh Berisha, duke kërkuar nga autoritetet që të bëhen studime serioze në këtë drejtim. Berisha ka kërkuar sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë se çfarë do të thotë liberalizim i vizave dhe mbi të drejtat që mund të kenë ata për të udhëtuar në zonën Shengen. Për këtë, ai tha se një rrugë është gjetur duke përdorur spote televizive, për t’iu treguar qytetarëve se nuk mund të qëndrojnë në vendet e Bashkimit Europain më shumë se 90 ditë. Në muajin korrik pritet të vijnë në Tiranë inspektorët e Komisionit Evropian për të parë në vend plotësimin e tre kërkesave shtesë të lëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, strategjia për riintegrimin e të kthyerëve, zbatimi i ligjit të luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit antitrafik.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve