description

Berisha ndihet keq gjatë fjalimit

Publikuar: E hëne 12 Dhjetor 2011, 23:03 0 Komente

Tiranë, 12 dhjetor- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk arriti të përfundonte fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike (PD), pasi shfaqi shenja dobësie në podium. Gjatë fjalimit që zgjati rreth 45 minuta, Berisha u zverdh në fytyrë dhe më pas pati një marrje mendsh për pak momente.

Pas ndërprerjes së fjalimit, kryeministri shqiptar qëndroi për pak çaste në podium dhe më pas u shoqërua jashtë sallës ku zhvillohej ceremonia i mbajtur nga të dyja krahët nga shoqëruesit e tij.

Pak momente më vonë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD, ka deklaruar se gjendja e kryeministrit ka ardhur si pasojë e një gjendjeje virale, që nuk ka vend për shqetësim. Ndërsa zyra e shtypit e kryeministrit Berisha, në reagimin e saj lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, ka deklaruar se tani gjithcka është stabilizuar. Përmes një njoftimi për shtyp, Kryeministria ka bërë të ditur se, zoti Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij.

“Sipas mjekëve, Berisha ka patur një gjendje dobësie të shkaktuar nga viroza. Gjendja shëndetësore e tij tani është e stabilizuar”, thuhet në deklaratë. “Kryeminstri Berisha është në gjendje të mirë shendetesore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq e të ftuar dhe me pas u kthye në apartamentin e tij”.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve