description

Berisha: Shqipëria dhe Kosova, bashkë në BE

Publikuar: E premte 16 Dhjetor 2011, 15:23 0 Komente

Tiranë - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës, në selinë e kryeministrisë. I pyetur në lidhje me mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm, Berisha tha se e vetmja mundësi është bashkimi në BE, transmeton Balkanweb. Duke theksuar se pavarësia e Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarëve, kryeministri Berisha tha se ndryshimi i kufijve ekzistues rrezikon humbjen e territoreve.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

Më tej shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve