Berisha: Vendi, jo në krizë
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë deklarimet e kryesocialistit Rama se vendi është në krizë ekonomike. Kryeministri ishte në Fier për përurimin e rrugës Hoxharë-Darëzezë, 9.5 km. Sipas tij, opozita ka mani të mohojë realitetin, sepse në këtë mënyrë përfytyron se mund të vijë në pushtet. “Le t’i pyesin ata atëherë, me krizë po rriten rrogat dhe si mund të rriten rrogat dhe pensionet me krizë? Në krizë po asfaltohen rrugët?! Vetëm gjatë kësaj vere dhe vetëm rrugë që zbresin drejt detit janë asfaltuar dhe inauguruar rreth 100 kilometra rrugë. Ju që flisni për krizën dua t’ju pyes këtu? Me krizë rriten 60% eksportet e vendit, eksporti është prodhim më shumë se çdo gjë tjetër, eksporti është prodhim bujqësor, eksporti është tekstil, është këpucë, është makineri, është minerale dhe këto janë prodhime dhe në rast se vendi është në krizë me çfarë mekanizmi do të rriteshin ato rreth 60% më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës. Ky vend të cilin ata e shpallin në krizë, klasifikohet nga bota si vendi i 57-të ku jetohet më mire”, tha Berisha. Kryeministri përshëndeti edhe liberalizimin e pritshëm të vizave me vendet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë stinë, si një vjeshtë të madhe. “Ne ia dolëm bashkërisht, të plotësojmë një nga një kushtet dhe të meritojmë plotësisht që gjatë muajve që vijnë të lëvizim të lirë në mbarë Evropën njëlloj si qytetarët e saj”, u shpreh Berisha.
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Shqipëria mbështet pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
- Haxhinasto: Rezoluta e PE-së për Kosovën nxit njohje të reja
- Berisha pezullon Komandantin e Gardës
- Shqipëri, vazhdon hetimi për 21 janarin
- 100 vjet pavarësi, shqiptarët bashkohen në Tiranë
- Ilir Meta shpallet i pafajshëm
- MPJ e Shqipërisë kundër thirrjeve të Vetëvendosjes
- Prokurorët kërkojnë burgosjen e Ilir Metës
- Topi, me parti të re
- Topi nuk rikandidon për president të Shqipërisë
- 2.8 milionë banorë në Shqipëri
- Haxhinasto: Rusia të luajë rol konstruktiv lidhur me Kosovën
- AK-ja pret 1 milion anëtarë në 100-vjetorin e pavarësisë
- Berisha: Shqipëria dhe Kosova, bashkë në BE
- Berisha anulon vizitën në Mal të Zi
- Berisha ndihet keq gjatë fjalimit
- Danaj: Konferenca e Londrës mund të anulohet
- Topi: Edhe Kosova të bëhet pjesë e projektit euroatlantik
- Haxhinasto: Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi



ad_d.jpg)


Komente