Haxhinasto: Rezoluta e PE-së për Kosovën nxit njohje të reja
Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka përshëndetur rezolutën e Parlamentit Europian për Kosovën. Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto ka theksuar se vendimi i PE-së konsiston në punën e mirë e realizuar nga qeveria e Kosovës por shtoi se Kosovës i mbeten edhe shumë punë për të bërë për procesin e integrimit. “Ky moment është i rëndësishëm për Kosovën dhe do të jetë një nxitje për ato vënde që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, në mënyrë që numri i njohjeve të rritet. Rezoluta e PE-së është një ditë e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës” ka theksuar Haxhinasto. I pyetur në lidhje se kur do t`i liberalizohen vizat Kosovës, Haxhinasto theksoi se këto precedura nuk kanë kufi kohor por varen nga standartet e arritura. “Këto procedura nuk kanë kufi kohor pasi kufirin e përcakton dinamika e zhvillimeve të standarteve të nevojshme” ka theksuar më tej Haxhinasto. Gjithashtu kryediplomatik shqiptar përshëndeti edhe emërimin e Samuel Zbogarin si Përfaqësues Special të BE në Kosovë ndërsa ka shtuar se emërimi i tij tregon edhe përkushtimin e BE-së për proceset në Kosovë.
- Tragjedia në Himarë, sot ditë zie në Shqipëri
- Himarë: Bie në humnerë autobusi, 12 viktima
- Topi: Bisedimet Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane
- Topi: Kosova, faktor stabiliteti në Ballkan
- Topalli falënderon Turqinë për njohjet që i solli Kosovës
- Meta: Nuk do të kandidoj për president
- Rakipi: Hetimi i EULEX-it, antikushtetues
- Shqipëri: U miratua ligji për hetimin e trafikut të organeve
- Tirana Zyrtare reagon kundër arrestimeve të shqiptarëve
- Shqipëria thellon bashkëpunimin me Malin e Zi
- Berisha: SHBA-ja e ndihmoi Kosovën ta fitojë lirinë dhe pavarësinë
- Nano, pak gjasa për president
- Nano, ambicie për president
- Topi – Ivanov, thirrje për përmbajtje dhe qetësi
- 700 ushtarë amerikanë, vizitë në Shqipëri
- Hilari Klinton viziton Tiranën në gjysmën e dytë të 2012-ës
- Topi në Maqedoni pas incidenteve ndëretnike
- Haxhinasto-Selimi: Autorët e krimeve të nxirren para drejtësisë
- Berisha në Kandahar, vizita e parë tek ushtarët shqiptarë
- Kreshnik Spahiu rrezikon të dënohet me burg




ad_d.jpg)

Komente